Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëGjatë natës së kaluar një 20-vjeçar është therrë me thikë, tre aksidente...

Gjatë natës së kaluar një 20-vjeçar është therrë me thikë, tre aksidente dhe 23 intoksikime akute

Në Qendrën urgjente në Shkup gjatë natës së kaluar ishin kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën e Toksikologjisë 23. 

Përveç të lënduar në tre aksidente komunikacioni, në Qendrën urgjente ishte sjellë edhe një pacient 20-vjeçar i cili gjatë një sulmi fizik ishte therrë me thikë. Ai është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako Vaskulare dhe është në gjendje të qëndrueshme. Një pacient, është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu, është në gjendje stabile. 

Në Klinikën e Toksikologjisë të gjitha rastet ishin  intoksikime akute dhe asnjë pacient nuk është mbajtur. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi. Gjatë kësaj, shumica ishin gra. 

“Në Qendrën urgjente në Shkup mbrëmë janë kryer 103 kontrolle, tre prej të cilave nga aksidente trafiku. Një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në gjendje stabile. Ka pasur edhe tre sulme fizike, një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako-Vaskulare. Bëhet fjalë për goditje me thikë, por pacienti është në gjendje stabile. Të gjitha rastet e tjera kanë lëndime të lehta fizike dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi mjeku Eren Sejfula, ortoped.

Sipas mjekut Kiril Naumovski nga Klinika e Toksikologjisë, numri i intoksikimeve akute lidhur me substanca psikoaktive rritet për çdo vit. 

“Nata shkoi mirë. E mbajmë mesataren e viteve të kaluara me 23 kontrolle për shkak të dehjeve akute, nga të cilat 12 dhe 11 janë të rritur dhe të mitur. Pacientët më të rinj këtë vit ishin mbi 14 vjeç, ndërsa më i moshuari 63 vjeç. Të gjithë të kontrolluarit në 24 orët e fundit janë dërguar për trajtim shtëpiak, asnjë nuk është ndaluar”, informoi Naumovski, duke shtuar se shumë shpesh disa pacientë nuk e thonë të vërtetën dhe thonë se kanë pirë vetëm alkool

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit