Bullgaria dhe Rumania do t’i bashkohen pjesërisht zonës Shengen nga fundi i marsit.
Sipas mediave të huaja, lajmin e njoftoi sot Këshilli i Bashkimit Evropian, sipas të cilit, 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord unanimisht për heqjen e kontrolleve kufitare ajrore dhe detare midis dy vendeve nga 31 mars 2024, sipas një njoftimi për shtyp.
Data specifike u zgjodh sepse korrespondon me kalimin nga linjat dimërore në ato të planifikuara për verën nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Vendet anëtare të BE-së do të duhet të marrin një vendim të ri për të zgjedhur datën për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Rumanisë dhe Bullgarisë, deklaroi Këshilli i BE-së, organ që përfaqëson shtetet anëtare të BE-së.
Komisioni Evropian përshëndeti vendimin, i cili erdhi pas të paktën 12 vjet negociatash.
“Kjo shënon një moment historik për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe një ditë krenarie të madhe për bullgarët dhe qytetarët rumunë,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
Komisioni rikujton se që nga viti 2011 ka konsideruar se këto dy vende ishin gati për t’u bashkuar me zonën Shengen.