Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeA ka selektim në heqjen e kioskave? Kasami: Lirimi i hapësirave publike...

A ka selektim në heqjen e kioskave? Kasami: Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë

Komuna e Tetovës largoi disa kioska për të liruar hapësirat publike. Por pse u larguan vetëm disa, ndërsa disa tjera vazhdojnë të funksionojnë nëpër trotuare!

“Në çdo veprim që e bëjmë mund të akuzohemi se jemi selektiv, por atë që mund tu garantojmë qytetarëve se në vitin 2024 edhe këtë problematik do ta zgjedhim. Do ta zgjedhim në atë drejtim që mos akuzohemi se dëmtojmë bizneset  dhe gjithçka ça ka të bëj me hapësirën publike ne do të vazhdojmë që ta lirojmë dhe t’i përshtatim hapësirat publike në shërbim të të gjithë qytetarëve.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës .

Kasami thotë se largimi kioskave është bërë pasi ato nuk e kanë pasur të rregulluar çështjen me komunën.

“Me largimin e kioskave ne kishim shumë kritika se dëmtojmë bizneset, se u marrim bukën e gojës e kështu me radhë. Ne vazhduam që të lirojmë hapësirat publike në pjesën e kioskave  me të cilat ne nuk kemi pasuar asnjë relacion formal. Ata kanë vazhduar që t’i shfrytëzojnë, kanë vazhduar që të marrin qira nga to dhe nuk e kanë pasur të rregulluar çështjen me komunën si pronar i hapësirave publike  dhe si menaxhues me pronën publike .- tha Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës

Ndryshe opozita akuzoi se komuna e  Tetovës në vend që ta largojë kryqin në Kodrën e Diellit i cili është vendosur pa leje, po dëmton bizneset edhe atë në mënyrë selektive.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit