Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeEjup Rustemi “personazhi” vitit për dështime!

Ejup Rustemi “personazhi” vitit për dështime!

Ejup Rustemin përgjatë tërë vitit e kanë ndjekur dështimet e njëpasnjëshme, ajo që nuk ka përjetuar akoma ky drejtor e që nuk di si është ndjenja janë sukseset. Dështimet më të madhe edhe që janë të pariparueshme pasojat janë aksidentet e trafikut që kanë ndodhur në rrugë të papërfunduara e që duhej të ishin të përfunduara. Viktimat nga këto aksidente nuk kthehen më, mbase pas disa viteve kur në krye të NP “Rrugët Shtetërore do të emërohet person kompetent me përgjegjësi e ndërgjegje këto rrugë do të përfundojnë. Rustemi do të mbahet në mend si drejtori më dështak që ka udhëhequr me këtë ndërmarrje, përndryshe ky i fundit jo rrallë ja huq edhe me parashikimet e tij për përfundimin e projekteve. Dështimet e Rustemit kanë çuar në përplasje të Kovaçevskit me opozitën maqedonase për sa i përket mos përfundimit të autostradës Kërçovë – Ohër. Megjithatë, nëse kërkohet të shpallet personazhit vitit për dështime nuk do mend që në krye të listës e i pari do të jetë Ejup Rustemi, shkruan Zhurnal.

Dështimet e Rustemit janë shumë në numër, sukseset vazhdojnë të mbesin çështje imagjinatave –

Papërgjegjësia e politikanëve dhe përgjegjësve të institucioneve përkatëse ndikon që qytetarët të qajnë për humbjen e familjarëve të tyre. Drejtorët e as politikanët nuk japin jetë, por papërgjegjësia në kryerjen e punëve të tyre në kohë po ndikon që të humbin shumë jetë njerëzish. Ejup Rustemi drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” është bërë tashmë sinonim i dështimit. Në çdo paraqitje të tij jep premtime boshe, e kur vjen koha gjen arsyetime edhe më boshe për të justifikuar papërgjegjësinë e tij.

Por, kjo është e pafalshme kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ky vend nuk ka njerëz për të humbur nëpër rrugë të papërfunduara që duhet të ishin përfunduar në kohë. Më e pakta që është dashtë të bëjë, Ejup Rustemi, edhe pas kësaj viktime në këtë rrugë normale që u shndërrua në “rrugë e vdekjes” është dashtë të jap dorëheqje të menjëhershme, si akt moral. E këtë nuk e bëri sepse për të dhënë dorëheqje morale duhet të kesh pikë morali.

Kujtojmë që, gjatë verës në po të  njëjtën rrugën humbën jetën edhe tre familjarë nga Kosova. Makina me targat e Kosovës në qershorin e këtij viti me të cilën udhëtonte familja Pacolli ka humbur kontrollin në aksin rrugor Shkup-Bllacë për pasojë duke rënë në lumin Lepenc, mbetën të vdekur tre anëtarë të kësaj familje.

Ndërtimi autostradës Shkup – Bllacë nëse kish përfunduar në kohë mund të kish evituar këtë aksident dhe humbje e kontrollit të vozitësit. Pra, ne nuk mund të jemi parashikues por jemi dëshmitarë të aksidenteve që po ndodhin në këtë aks rrugor që nuk ndodhin rastësisht, sigurisht që ndikon rruga e papërfunduar, mungesa e ndriçimit adekuat në rrethrrotullim, punimet e stërzgjatura në tunel, si dhe arsye të shumta që ndikojnë dukshëm në hutimin e vozitësve.

Pra, se kjo rrugë normale është shndërruar në “rrugë të vdekjes” si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit në kohë po dëshmohet dita ditës me aksidentet njëpasnjëshme që për fat të keq përfundojnë me viktima. Por, ky “terror” ndaj qytetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, drejtori i NP “Rrugët shtetërore” Ejup Rustemi duhet të jap dorëheqje ose të hiqet për këtë dështim në mos përfundimin e kësaj autostrade. 

Projekti autostradës Shkup-Bllacë është pasqyra e vërtetë e drejtorit të dështuar Ejup Rustemi –

Autostrada Shkup-Bllacë ka një gjatësi totale prej 12.5 kilometra, ndërsa nga maji i vitit 2020 në terren janë duke u zhvilluar aktivitete për fazën e parë në gjatësi prej 2.5 kilometra. Por, që fundi i këtyre dy kilometrave nuk po dihet dhe procesi vetëm zvarritet. Kjo është edhe pasqyra reale e Ejup Rustemit se çfarë drejtori është kur nuk drejton asgjë. Ky dështimi për të shpejtuar ndërtimin e kësaj autostrade dëmton ekonominë e vendit, si dhe qytetarët që po shkatërrojnë automjetet e tyre çdo ditë duke kaluar në rrugën e dëmtuar.

Për dallim nga Kosova, e cila ia doli që për më pak se pesë vjet të ndërtojë gjithë autostradën në gjatësi 65.5 km nga Prishtina deri në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, autoritetet e Maqedonisë së Veriut tashmë më në krye me Ejup Rustemin për dy dekada janë duke e planifikuar ndërtimin e një autostrade 12.5 km në vendkalimin kufitar Bllacë deri te qarkorja rreth Shkupit, por assesi nuk po i vjen fundi këtij projekti.

Rustemi duhet të mbajë përgjegjësi për mos realizimit e projektit 10 vjeçar, autostrada Kërçovë – Ohër , ky dështim përplas kryeministrin me opozitën maqedonase –

Projekti 10 vjeçar të cilit nuk po i vjen dot fundi, është ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, që është nënshkruar marrëveshje që nga viti 2014 e që 10 vite më vonë nuk po përfundon asesi. Por, a duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018.

Kuvendi, theksoi kryeministri, duhet të bëjë cilin do ndryshim sepse kontrata me kontraktorin është bërë me vendim ligjor. Sipas Kovaçevskit, 600 milionë euro për autostradën që është në ndërtim e sipër që nga viti 2014 nuk hyjnë “në kontejner” sepse 75 për qind e rrugës tashmë është ndërtuar, por, siç tha ai, problemi është se projektimi dhe riprojektimet nuk janë bërë në mënyrë cilësore dhe për këtë arsye kjo rrugë ndërtohet pafundësisht.

Kovaçevski tha se për shkak të gabimeve në projektin, autostrada ende nuk ka përfunduar dhe është në fazën e përfundimit 80 për qind. Kontrata, tha ai, është bërë në kohën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe me vendim të Kuvendit për ndërtimin e autostradës “në bazë të projektit siç ka qenë dhe me kontraktues nga Republika e Kinës”.

Megjithatë, për dikë masa më e rreptë gjatë pandemisë mbajtja e maskave gjatë gjithë kohës ishte shpëtim. Bie fjala për drejtorin e famshëm për dështime Rustemin që nëpërmjet maskës mbulonte fytyrën e tij nga qytetarët që ta mos dinë saktësisht për kë bëhet fjalë kur përmendet autostrada Shkup-Bllacë, Kërçovë-Ohër, falimentimi Postës, tenderat 2 milionë euro për kositje të barit, mos respektimi i gjuhës shqipe e shumë e shumë dështime të tjera.

Por, qytetarët tashmë e njohin që nga sytë sepse e kanë parë shpesh të ekspozuar në televizione me stilolaps në dorë teksa nënshkruan vetëm marrëveshje, e as që e ka idenë se çfarë nënshkruan sepse është i bindur dhe i sigurt në vetvete që gjithçka që nënshkruan mbetet vetëm në letër, prandaj nuk i jep rëndësi të lexojë.

Maska e pandemisë nuk ia mbulon dot dështimet para dhe pas pandemisë, prandaj Rustemi ndryshe mund të jetë një virus tjetër i dukshëm që nuk po shkatërron shëndetin por buxhetin e qytetarëve. Vaksina e vetme për tu mbrojtur nga Rustemi është përgatitje e valixhes së tij e mbushur me dështime dhe të dërgohet në shtëpi. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit