Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeZgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër.

“Është konfirmuar se ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër është prioritet. Dhe Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, është e vendosur të vazhdojë përfundimin e tij, si pjesë e Korridorit 8 evropian.

Qeveria autorizoi Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, për të filluar negociatat me kontraktorin, për të përfunduar një aneks të kontratës, për të zgjatur afatin e ndërtimit, duke shfrytëzuar mjetet financiare tashmë të siguruara për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi, shtojnë nga atje, është marrë pas informimit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, bazuar në konstatimet e dorëzuara nga Mbikëqyrja Kryesore dhe Mbikëqyrja e Tunelit, se për shkaqe reale, ka nevojë për shtyrje të afatit, 31 dhjetor 2023, për kryerjen e punimeve të ndërtimit në këtë autostradë, duke pasur parasysh faktin e nivelit të lartë të punimeve të kryera fizikisht dhe çështjeve të hapura të zgjidhura.

“Projekti fillestar për autostradën Kërçovë-Ohër, siç vlerësohet, ka pasur mangësi të shumta të projektimit, por me fokus të Qeverisë dhe institucioneve kompetente në rëndësinë e segmentit, këto në masë të madhe janë tejkaluar dhe, siç vlerësohet, në vazhdimësi po krijohen kushte për përfundimin e saj”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit