Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeArdhja e VV-së në Maqedoni, kujt i ka hy frika në palcë...

Ardhja e VV-së në Maqedoni, kujt i ka hy frika në palcë që i aktivizoi “satelitët” nga jashtë?!

Paralajmërimi për hyrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e koalicionit opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, po shkakton reagime të pandërprera në opinion. Reagimet me siguri nuk do mbeten me kaq, por sa vijnë e do shtohen me afrimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Duke pasur parasysh rejtingun dhe përkrahjen e lartë që gëzon Vetëvendosja dhe lideri i saj Albin Kurti mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e që me shembullin që po japin në Kosovë me luftën e suksesshme kundër krimit të korrupsionit këto simpati janë zgjeruar edhe tek maqedonasit dhe tek bashkësitë tjera në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, reagimet janë të pritshme. Madje është e pritshme edhe frika që kanë filluar të tregojnë kundërshtarët e VV-së dhe Albin Kurtit, duke aktivizuar “satelitët” që i kanë në Kosovë.

Satelitët me frkuenca të dobëta!

Ata me të madhe kanë filluar të kritikojnë hyrjen e VV-së mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut edhe pse asnjëherë nuk kanë qenë të zëshëm kur Serbia organizonte zgjedhje në Kosovë, pa kurrfarë pengese.
Për dallim prej tyre, qytetarët me eufori po e presin kyçjen e VV-së në zgjedhje, siç e pritën shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i dhënë dhjetëfish më shumë vota Shaip Kamberit dhe listës së tij të përkrahur nga Vetëvendosja, në krahasim me Shqiprim Arifin, i cili në zgjedhje u paraqit me një ton të ashppër anti VV dhe anti Albin Kurti, shkruan Zhurnal.

Suksesi eventual i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut me siguri se do të shkëputë përfundimisht vendin tonë nga projekti i Open Ballkanit. Për këtë arsye është për të pritur që edhe përkrahësit e këtij projekti, në krye me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të mobilizohen dhe të bëhen bashkë në nivel rajonal, për të penguar arritjen e një rezultati më të mirë të VV-së dhe partnerëve të saj opozitar Besa, Lëvzija Demokratike dhe Alternativa, në zgjedhje.

A do i ndihmojë Vuçiqi shqiptarët e Maqedonisë që janë kundër Albin Kurtit?

As Vuçiqi, e as Open Ballkani nuk gëzojnë përkrahje tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, prandaj përkkrahja e tyre publike nuk u sjell ndonjë përfitim aleatëve që i kanë, nëse i kanë! Por, duke pasur parasysh se sa miliona e miliarda ka fituar “Rrethi i Open Ballkanit” falë punës së “ndershme”, kemi të bëjmë me një rreth që posedon resurse të mëdha materiale, një pjesë prej të cilave do ta “shkrijnë” për aleatët e tyre në Maqedoninë e Veriut që të dalin sa më të sukesshëm në zgjedhje. Domethënë kemi të bëjmë në njërën anë me një VV e cila ka simpati të mëdha tek shqiptarët, dhe një “rreth” të Open Ballkanit që nuk ka simpati tek shqiptarët, prandaj pritet të veprojë fshehurazi dhe me mjete materiale, shkruan Zhurnal.

Shqiptarët në të kaluarën kanë treguar se dinë të ju përgjigjen këtyre situatave, duke refuzuar aratë që i ofrojnë, e madje edhe duke ua marë paratë, e duke mos ia dhënë votën. Këtë mund ta bëjnë edhe në zgjedhjet e ardhshme! 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit