Adnan Azizi i ka reaguar ashpër Ziadin Selës duke e krahasuar me Menduh Thaçin.
Adnan Azizi shkruan:
Çka e dallon Ziadin Selën nga Menduh Thaçi?!
Asgjë hiç! Vetëm frizura mbase. I njëjti karakter, të njëjtat bindje, i njëjti nënshtrues dhe mashtrues!
Nga fillimi deri në fund të emisionit e ka sulmuar vetëm kryetarin e komunës së Tetovës, për shkak të humbjes, ku nuk mori asnjë këshilltar në Tetovë. Sikur fajin ja ka Bilall Kasami. I shau të gjitha subjektet opozitare BESA-n, LD-në, AAA-n dhe asnjë fjalë të vetme nuk e tha kundër Aliut dhe BDI-së!
Me falni se thash nuk ka asnjë dallim! Ka vetëm një dallim, ai dallim është se Ziadini mundohet të flas ma toskërisht dhe më gramatik se Menduhi! Por kot, a fole tosk a geg, kur gjithë ditën lufton kundër opozitës për të mbrojtur Ali Ahmetin, e më e keqja, planet anti opozitës tu i bë ne “kullën” e Alisë me kafe turke e me raki ftoi.
Edhe pse sja vlen me u marr, por para popullit dy fjalë borxh ja kam.
Shihe veten në pasqyrë para se të akuzosh të tjerët për pabesi ne koalicion. Po të ofroj evakuim kujtimesh, a të kujtohen koalicionet joparimore dhe nënshtruese që i ke bë me të vetmin qëllim për tju shmangur koalicionit BESA/ASH të cilin vazhdimisht e priste elektorati opozitar.
2 herë në Qeveri me LSDM.
2 herë në Qeveri me BDI.
2 herë koalicion në zgjedhjet lokale me VMRO.
Koalicion me Gzim Ostrenin,
Koalicion me Vesel Memetin,
Koalicion me Alternativën,
Koalicion me detyrim me Lëvizjen BESA (që ti personalisht ke qenë kundër).
Për çudi, gjitha koalicionet paraprake i akuzon si të pabesa, vetëm koalicionin me BDI-në e quan të domosdoshëm, me klishetë e njëjta të Menduh Thaçit, “për ta shpëtuar RMV-në dhe me sugjerim të nëerkombëtarëve”.
Transformime më brutale në skenën politike se nga ana jote, nuk ka pa lidershipi në RMV.
Nga një protagonist që mbante flamurin në luftën kundër BDI-në, ne një servil të mekur që sguxon asnjë shkronjë ta nxjerësh kundër padronëve Zeçeviç/Ali.
Nuk bënë opozita thirrje për të perçarë ASH-në sepse elektorati i ASH-së ka qenë, është dhe mbetet anti BDI. Jeni ju që përkundër shumicës apsolute të elektoratit të ASH-së, vetëm me nipin tënd Krenar Llogën, në momentin kur po binte BDI nga Qeveria, shkuat dhe e shpëtuat, ju ulët në prehër.
E nxorrët fytyrën e vërtetë se jeni marionet e fshehtë e BDI-së për dhjetë vite, e tash edhe hapur po shponi popullin pas shpine për të mbrojtur BDI-në.
Me fakte Zijadin, apo jo?!