Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëJonuzi flet për djegjen e veturës zyrtare

Jonuzi flet për djegjen e veturës zyrtare

Jonuzi për Alsat: Nuk kam pasur kërcënime, nuk i di arsyet e djegies së veturës

Zëvendësdrejtori i Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi thotë se nuk e dinë arsyen për djegien e veturës zyrtare të cilën e ka përdorur. Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim paraprak, ndërsa autoritetet që kanë bërë ekspertizën thonë se shkak i zjarrit mund të jetë edhe instalimi elektrik i veturës

“Mbrëmë rreth orës 20.45 kam hyrë në xhami, në ora 21.15 është dhënë alarmi se jashtë digjet një automjet. Kanë ndihmuar banorët në shuarjen e zjarrit. E kemi paraqitur rastin në organet e rendit të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën. Sipas ekspertëve, të dhënat fillestare flasin se zjarri është shkaktuar vetë si pasojë e ndonjë difekti elektronik. Nuk mund të them se ky rast ka të bëjë me rastin e disa ditëve më parë kur një polici të burgut i cili kishte kërcënime ju dogj automjeti, pasi nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga dikush, por këtë duhet ta konfirmojnë ekspertët dhe policia”, deklaroi Femi Jonuzi, zv/drejtor i Burgut – Idrizovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë rastin dhe thonë se i kanë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Mefail Ismaili

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit