Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeRama inauguron bustin e babait të Kyriakos Mitsotakis në Dropull, mesazhi për...

Rama inauguron bustin e babait të Kyriakos Mitsotakis në Dropull, mesazhi për kryeministrin grek: Politika elektorale trazon dhe rrjedhën vëllzërore

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dropull për inaugurimin e shteti të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, ish-kryeministrit grek që i është vënë dhe një bust.

Gjatë fjalës së tij, Rama i përcolli një mesazh homologut të tij të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për të cilin tha se do të donte që ai të ishte prezent sot në përurimin e bustit të babait të tij, Konstantinos Mitsotakis.

Teksa i konsideroi shqiptarët dhe grekët si popuj vëllezër, Rama tha se politika e trazon këtë rrjedhë.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur.

Fatkeqësisht politika elektorale me nevojat e saj jo domethënëse per fatet e popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë qysh në lindjen e kohërave.

Por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë që të mos ndodhnin. Sic ishte mirë të mos ndodhin, por herë më lehtë edhe herë më vështirë kalojnë edhe sherret mes vëllezërit që jetojnë në një shtëpi.

Trazimet dhe keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë edhe më me kuptim lidhjet e pandashme mes dy popujve dhe vendeve tona, për të cilat edhe dy kundërshtarët e paepur, Konstantinos Mitsotakis dhe Andrea Papandreou jo vetëm kishin të njëjtën bindje, por bënë çka mundën  në kohën e shkurtër që patën pushtet në kohën kur Shqipëria sapo doli nga izolimi”, tha Rama.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit