Sektori i gastronomisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, kjo mungesë u vërejt më së shumti edhe gjatë periudhës së pushimeve. Maqedonia e Veriut është me një situatë të papërshtatshme pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dëbuar qytetarët e vendit duke mos i përfillur dhe duke diskriminuar në çdo rrafsh, pa menduar asnjëherë pasojat e këtij dëbimi. Numër masiv i qytetarëve shqiptarë, posaçërisht të rijnë kanë lëshuar vendin ku nga stacionet e autobusëve shpesh janë deklaruar se vendi po na dëbon duke mos na ofruar kushte për të jetuar. Mes tjerash të gjithë qytetarët që kanë migruar në Perëndim nga Maqedonia e Veriut atje janë të punësuar dhe stabilizuar, gjë që dëshmon se të gjithë kanë dashur punë dhe janë të aftë të punojnë. Por, ajo që nevojitej si sensibilizim dhe krijim i kushteve të duhura për të jetuar, këtë nuk e bënë institucionet e vendit. Gjatë vitit 2022 Maqedonia e Veriut ka lëshuar 5.300 leje pune për të huajt, por ajo vlerëson se vendi ka nevojë për të paktën 10 mijë punëtorë në vit, shkruan Zhurnal.
Maqedonia e Veriut në krizë për punëtorë –
Në vazhdimësi është folur për ikjen e të rinjve por asnjëherë nuk u morën masa për të parandaluar këtë ikje. Në këtë formë vendi tani është në krizë për fuqi punëtore, me çfarë flitet tani janë krijuar nevojat për import të fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Afrikës, Azisë, Indisë e të tjera. Kjo është përgjigja më e mirë e heshtjes së politikbërësit kur të rinjtë e vendit kërkonin ndihmë ata anashkaloheshin dhe nuk përfilleshin fare, tani të kërkojnë punëtorë të huaj sepse nuk ua dinin vlerën punëtorëve vendas.
Sektori i gastronomisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, tani kur veçse kanë arritur turistët e parë nga vendet e Bashkimit Evropian. Kjo mungesë ndihet para së gjithash në Ohër dhe në Strugë, qytete këto përgjatë liqenit të Ohrit në pjesën jugperëndimore të vendit.
Kërste Bllazhevski, kryetar i shoqatës Hotam – shoqatë e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve , për REL ai ka deklaruar që “nuk ka biznes që nuk ka mungesë të punëtorëve, si kuzhinierë, kamerierë e të tjerë, pa të cilët nuk mund të paramendohet veprimtaria e jonë”. Sipas tij, vetëm Struga dhe Ohri aktualisht kanë nevojë për rreth 2.000 punëtorë në sektorin e gastronomisë.
Punëtorë nga jashtë kërkon edhe Maqedonia e Veriut, kryesisht nga vendet aziatike për shkak të pagave të ulëta që u paguhen atyre. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka thënë se Qeveria maqedonase synon të mbajë fuqinë punëtore, por, sipas tij, “importimi i punëtorëve nga jashtë është i pashmangshëm”.
Sa janë gjasat që në vendin tonë, për shkak të mungesës së kuadrit, të shohim punëtorë nga Pakistani, India e vende tjera?
Shoqëria jonë duhet të jetë më e përgatitur për këtë që ndodhë në shumë vende të botës, importi i fuqisë punëtore nga shtete të huaja, posaçërisht ato të Lindje, Afrikës, Indisë e të tjera vende. Edhe pse vendet perëndimore po preferojnë më shumë fuqi punëtore të huaj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Gjermania e cila ka tërhequr një numër të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria.
Por, shoqëria jonë duket që ende nuk e ka arrit pjekurinë e duhur për të pranuar një skenarë të tillë, kjo më së miri u dëshmua kur para një viti një grup prej 30 personash i njohur si grupi Lev Tahor, këto të fundit nuk gjetën dot vend në Maqedoninë e Veriut në asnjë qytet sepse paragjykoheshin e sulmoheshin nga qytetarët ku ata banonin, panikë dhe frikë e madhe që pastaj të njëjtët u larguan nga vendi. E gjithë kjo përshkak të ksenofobisë së qytetarëve të këtij vendi duke mos qenë gati të pranojnë në mes qytetarë që vijnë nga vende tjera dhe me kultura krejtësisht tjera, si për nga veshja, dukja, ngjyra e lëkurës e të tjera.
Ndryshe, kjo gjendje nuk ka ardhur befasisht ose pa pritur, por si pasojë e mungesës së hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë në tregun e punës në vend, ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre. Por, duhet të theksojmë që tanimë nuk është vetëm çështja e punësimit, janë edhe shumë shkaqe të tjera pse të rinjtë braktisin vendit si mungesa e meritokracisë, partizimi i skajshëm i secilit institucion, mungesa e drejtësisë, diskriminim në çdo rrafsh, e të tjera.
Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Sepse, në vendin tonë qytetarët që migrojnë janë kryesisht shqiptarët dhe kjo u dëshmua edhe në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, që numri më i madh shqiptarëve jetonin në diasporë. E kjo krejt si pasojë e diskriminimit në vazhdimësi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive ka humbur vendi ynë.