Kryediplomatja Donika Gërvalla e ka shpërndarë shkrimin e kryeministrit Albin Kurti në Twitter, në të cilin ai tregon se “Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit”.
Mbi këtë deklarim, Gërvalla ka shkruar se “Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës”.
Ajo i ka bërë thirrje BE-së që ta sanksionojë Serbinë.
“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023”, ka shkruar Gërvalla.
“Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”.