Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëBerisha refuzon për të dytën ditë të paraqitet në GJKKO, avokatët e...

Berisha refuzon për të dytën ditë të paraqitet në GJKKO, avokatët e tij mbërrijnë në Gjykatë

Sali Berisha ka refuzuar edhe ditën e sotme të paraqitet në GJKKO për tu marrë në pyetje lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur pranë ambienteve të Gjykatës.

Berisha refuzoi ditën e djeshme të paraqitej në gjykatë për t’u përballur me akuzën e SPAK ndaj tij për korrupsion pasiv, ndërsa duket se ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

Kujtojmë se të hënën Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit