Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBastiset shtëpia e Vladimir Toliqit, i plagosur gjatë sulmit në Banjskë

Bastiset shtëpia e Vladimir Toliqit, i plagosur gjatë sulmit në Banjskë

Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet në veri. Të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.

Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit.

Ky i fundit mbet i plagosur gjatë sulmit terrorist dhe i njëjti është aktualisht në paraburgim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit