Tuesday, December 17, 2024
spot_img
BallinaLajmePolicët shqiptarë në Amerikë dhuruan 60 mijë dollarë për familjen e heroit...

Policët shqiptarë në Amerikë dhuruan 60 mijë dollarë për familjen e heroit Afrim Bunjaku

Një muaj mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit, nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Republikës së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare, shqiptarët që shërbejnë në uniformat e policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjskë – Zveçan, Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Sot, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm, ambasadorit Blerim Reka, dhe stafit të tij, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çekut prej 60 mijë dollarësh.

Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, iu dorzua drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit