Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e mbrëmshëm televiziv drejtuar kombit dënoi organizatën militante Hamas dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se pas sulmit ndaj Izraelit dhe pushtimit të Ukrainës ka një motiv të përbashkët.
“Hamasi dhe Putin paraqesin kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët – ata duan të shkatërrojnë demokracinë në fqinjësi”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara në një fjalim nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
Duke folur për publikun amerikan, Biden premtoi se do të bënte gjithçka për të kthyer pengjet amerikanë të mbajtur nga Hamasi.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se bota nuk mund të braktisë zgjidhjen me dy shtete në rastin e Izraelit dhe Palestinës. Sado e vështirë të jetë, tha Biden, ne nuk mund të heqim dorë nga zgjidhja me dy shtete, sepse izraelitët dhe palestinezët meritojnë të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe.