Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen të martën në një takim urgjent lidhur me situatën në Izrael dhe Gaza. Këtë e konfirmoi presidenti i Këshillit Evropian Sharls Mishel. Takimi synon përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët të BE-së . Mishel tha se BE-ja duhet t’i trajtojë të gjitha sfidat urgjente me unitet, në përputhje me traktatet dhe vlerat themelore evropiane. Sipas tij konflikti mund të ketë pasoja të mëdha të sigurisë ndaj shoqërisë. Ka potencial të përkeqësimit të tensioneve dhe rrezik nga shpërngulja e një numri të madh të njerëzve në vendet fqinje, tha Mishel.
“Ky konflikt ka shumë pasoja, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Dhe kjo është arsyeja që mora vendimin për mbledhje urgjente të Këshillit Evropian. Ne do të fokusohemi në katër pika. Së pari, ne duhet të punojmë drejt ofrimit urgjent të ndihmës për nevojat elementare të civilëve. Së dyti, duhet bërë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin rajonal. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt një paqeje të qëndrueshme”, deklaroi Sharls Mishel, president i Këshillit Evropian. /Alsat.mk