Gazetari dhe shkrimtari i njohur nga Shqipëria, Enkel Demi do të promovojë në Zvicër romanin e tij me titull “Gurët e vetmisë”.
Demi i cili shkruan me pseudonimin Tom Kuka, vjen për herë të parë në Zvicër me romanin e tij tashmë të përkthyer edhe në gjermanisht. Ngjarja mbahet në bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih më datën 4 nëntor nga ora 16:00.