Bllokadë në hyrje dhe dalje të Negotinës nga Gjevgjelia kanë vendosur sot pensionistët me një protestë paqësore dhe duke kërkuar standard më të lartë.
“Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për pesë mijë denarë, pensioni minimal të jetë 18 mijë denarë. Kërkojmë të drejta më të mëdha dhe një jetë më dinjitoze”, thanë pensionistët në protestë.
Trafiku në vend rregullohet nga policia dhe automjetet devijohen në rrugë alternative të qytetit. Atyre u janë lënë rastet urgjente dhe ata që nuk presin, shkojnë në Shkup dhe Gjevgjeli përmes Kavadarit.