Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaSportXherdan Shaqiri ka shënuar edhe dy super gola me fanellën e klubit...

Xherdan Shaqiri ka shënuar edhe dy super gola me fanellën e klubit Chicago Fire

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka shënuar edhe dy gola të tjerë me fanellën e klubit nga Mayor League Soccer, Chicago Fire.

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e thellë 4-1 të Chicago Fire ndaj Inter Miamit të Lionel Messit.

Super ylli shqiptar realizoi dy gola ndaj ekipit të argjentinasit, me këtë të fundit që vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën u shënuan plot pesë.

Llogarinë e golave e hapi pikërisht Shaqiri, që realizoi në minutën e 49-të për 1-0.

Inter Miami i barazoi shifrat në 1-1 nëpërmjet penalltisë së ekzekutuar nga Josef Martinez (53’).

Maren Haile-Selassie realizoi dy gola të shpejtë për Chicagon (62’, 66’), duke e çuar rezultatin në 3-1.

Xherdani i dha goditjen e fundit Inter Miamit, duke kompletuar dygolëshin e tij në minutën e 73-të për 4-1.

Chicago Fire është në vendin e tetë me 40 pikë, ndërsa Inter Miami është në të parafundit me 33 sosh, ndërsa Shaqiri ka pesë gola dhe pesë asistime.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit