Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria ndau 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

Qeveria ndau 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen 50 mijë euro mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku.

“Është obligim i yni që e kemi përballë vetëflijimit të Afrimit” – tha kryeministri Kurti.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që dyshohen se ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve dhe dy janë arrestuar të hënën në një hotel në afërsi të Banjkës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit