Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeShtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në Banjskë

Shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në Banjskë

Shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar tek udhëkryqi i Bajnskës, disa prej të cilave po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerat po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes.

Vërehet numër më i madh i pjesëtarëve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjithandej magjistrales Zveçan – Leposaviq – Jarinje.

Po ashtu një helikopter i KFOR-it herë pas herë është duke vëzhguar situatën nga ajri në këtë zonë.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në zonën përreth manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.

Situata aktualisht është e qetë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit