Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme“Mos e pyt se tregon vet” – Kasami thotë se Ahmeti e...

“Mos e pyt se tregon vet” – Kasami thotë se Ahmeti e tregoi skenarin e amnistisë për Gruevskin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën ditore për Alsat ka deklaruar se ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë amnisti e drejtpërdrejtë për Nikolla Gruevskin.

Këtë sipas tij e ka konfirmuar edhe vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti por ditë më parë e tha edhe presidenti Stevo Pendarovski se është konsultuar nga partitë politike nëse Gruevski mund të amnistohet.

“Këtu vlen thënia popullore mos e pyet se tregon vet. Ali Ahmeti e tregoi brenda 1 minuti të gjithë skenarin e amnistinsë. Ai tregoi se ka pasur marrëveshje të fshehtë mes BDI-së, LSDM-së de VMRO-së Nikolla Gruevskit dhe në momentin kur Gruevski iku në Hungari, VMRO-ja nuk u pajtua sepse mbrapa atij ligji qëndronre amnistia për Nikolla Gruevskin”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa./ Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit