Ka tash e sa kohë që nga partitë opozitare të Kosovës kërkohet që të ketë ndryshim në qeverisjen e vendit.
E shpeshherë është përmendur që të mbahen zgjedhje të reja e është kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje apo të shkarkohet.
“Kam dëgju që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës” – tha Kurti.
Ai tutje tha se opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse sipas tij do i humbin ato, e tutje ai tha se as qeverisë nuk i konvenojë zgjedhjet sepse zhduket opozita.
“Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim” – tha Kurti.
Kurti mbajti sot konferencë për media pas takimit që pati javën e kaluar, më 14 shtator 2023 në Bruksel, me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësueseve evropian.
Kryeministri Albin Kurti tha sot se Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak kishte shkuar në takimin trepalësh të 14 shtatorit me një skenar të përgatitur kohë më parë.
“Në takimin e dytë atë trilateral me Vuçiqin, u ekspozova para një skenari të cilin zotëri Lajçak duket që e kishte dizajnuar kohë më parë” – tha Kurti në një konferencë për media.
Sipas tij, Vuçiq dhe Lajçak kanë reaguar me të njëjtin mendim shpërfilljeje të koordinuar ndaj propozimit të tij.