Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeBorrell: Presim të shohim nëse palët do të marrin përgjegjësi

Borrell: Presim të shohim nëse palët do të marrin përgjegjësi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun, Josep Borrell është deklaruar për takimet e sotme që po mbahen në Bruksel.

Borrell ka thënë në “X” se sot do të shihet nëse Kosova dhe Serbia janë të gatshme të marrin përgjegjësi, sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së normalizimit.

“Është koha për të filluar me seriozitet zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt Normalizimit. Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar ai në prag të fillimit të takimit trepalësh.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit