Ulja e dënimeve për shpërdorim detyre dhe për bashkim kriminal po bëhet pikërisht tani, në një marrëveshje me persona të ndjekur penalisht nga VMRO-DPMNE në këmbim që disa deputetë të votojnë për ndryshimet kushtetuese, pohojnë burime qeveritare për portali SAKAMDAKAZAM.MK.
“Gjithçka është rënë dakord dhe prandaj edhe faktorët ndërkombëtarë heshtin. Marrëveshja shkon kryesisht përmes të arratisurit Nikolla Gruevski, ai siguron deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët do të duhet të shtypin butonin e gjelbër për ndryshimet kushtetuese. Logjikisht, nga kjo ulje e dënimeve me burg, për të cilën VMRO-DPMNE ka vite që lufton, përfitojnë vetëm strukturat e akuzuara apo të dyshuara nga kjo parti. LSDM-ja dhe BDI-ja ende nuk janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave të tyre zyrtare dhe për bashkim kriminal, që do të ishte e mundur nëse e humbnin pushtetin. Kjo marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe me Gruevskin zgjati një kohë dhe për këtë arsye kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë gjithë kohës me qetësi pohon: “Do të ketë ndryshime kushtetuese””, thonë bashkëbiseduesit e pushtetit për portalin maqedonas.