Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti thotë se mbrëmë në Qeveri morën tri vendime të rëndësishme

Kurti thotë se mbrëmë në Qeveri morën tri vendime të rëndësishme

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 158-të.

Në këtë mbledhje, siç ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, janë marrë tri vendime të rëndësishme, përcjell Bota sot.

“Në mbledhjen e 158-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kanditaturën tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes.

Ndamë 2.5 milionë euro për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme.

Aprovuam Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2025”, ka shkruar kryeminstri Kurti, në një postim në Facebook./BS

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit