Avokati Tomë Gashi ka reguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi e cila është transmetuar mbrëmë.
Gashi në reagimin e tij, e përmend intervistën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit i cili e kishte dhënë në burgjet serbe, teksa kishte folur kundër kryekriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.
“Albini sipas do – dove nuk ka ba me dhanë intervista prej burgut.
Tjerët po bojka”, shkruan Gashi.
Ai thotë se, atë që e ka folur Kurti në Serbi kundër Millosheviqit, të tjerët nuk munden as me e shkru e as me e formulu edhe pasi t’i lexojnë 1000 libra.
“Çka ka folë Albini nga burgu në Serbi kundër Millosheviqit të tjerët as 1000 libra m’i lexu nuk dinë as mi shkru, e as mi formulu”, shkruan tutje avokati Gashi.