Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeErdogan: Turqia në kontakt të vazhdueshëm me OKB për marrëveshjen e grurit

Erdogan: Turqia në kontakt të vazhdueshëm me OKB për marrëveshjen e grurit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për ringjalljen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Duke folur me gazetarët pas një takimi në Rusi me Putinin, Erdogan tha se propozimi i fundit i OKB-së synonte të adresonte disa kërkesa të Rusisë dhe besonte se një zgjidhje mund të gjendej së shpejti, shkruan Al Jazeera.

“Më 28 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, në letrën që dërgoi, propozoi një mekanizëm ndërmjetës që do të rezultonte nga transaksioni SWIFT, jo drejtpërdrejt SWIFT siç donin rusët”, tha Erdogan.

“Ata thanë se po punohej edhe për çështjen e sigurimeve.”, shtoi ai.

Erdogan theksoi se Moska po i vendos këto dy kërkesa si “duhet” për të rinovuar marrëveshjen dhe se Putini i kishte thënë se nuk do të ndërmerrte hapa për këtë derisa “Evropa të mbajë premtimet që bëri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit