Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani nis vizitën në Shqipëri, Begaj: Mirë se u rikthyet në shtëpinë...

Osmani nis vizitën në Shqipëri, Begaj: Mirë se u rikthyet në shtëpinë tuaj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj në Shqipëri, Bajram Begaj.

Ky i fundit i ka uruar asaj mirëseardhje edhe përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar “Mirë se u rikthyet në shtëpinë tuaj, Presidente Osmani!”.

Përveç me homologun e saj, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, e para e shtetit të Kosovës do të takohet edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit