Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitSuedi: Diamant Salihu nderohet me çmimin Raoul Wallenberg 2023

Suedi: Diamant Salihu nderohet me çmimin Raoul Wallenberg 2023

Bëhet e ditur se në një ceremoni të organizuar në sallën madhështore Musikaliska të Stokholmit, gazetari dhe shkrimtari me origjinë nga Kosova, Diamant Salihu, u nderua ma çmimin Raoul Wallenberg. Ky çmim jepet në nderim të diplomatit të ndjerë suedez Raoul Wallenberg, i cili njihet për sakrificën sublime në mbrojtjen e komunitetit hebre në Budapest gjatë viteve 1944-1945, shkruan albinfo.ch.

Thuhet se në dhënien e çmimit, diplomati i shquar suedez, Jan Eliasson, ish-zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OKB-së, tha se Diamant Salihu u përzgjodh në mesin e kandidatëve të tjerë për shkak të angazhimit të tij të jashtëzakonshëm dhe zërit unik në trajtimin e temës së ndjeshme të dhunës së bandave në Suedi, guximi civil i Wallenbergut vazhdon të jetojë përmes Diamant Salihut, tha ai.

Diamant Salihu është një gazetar i shquar investigativ me një karrierë të gjatë në mediat më prestigjioze suedeze. Ky nuk është çmimi i parë i tij, ai në vitin 2021 u nderua me çmimin e madh të gazetarisë në Suedi në kategorinë Zëri i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2022, u nderua me Çmimin e Bernës nga PEN për librin “Tills alla Dör” (Derisa të gjithë të vdesin) që trajton involvimin e të rinjve në krime. Për të njëjtin libër, Salihu është nderuar me çmimin kryesor të vitit 2022 nga Shoqata e Gazetarëve investigativë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit