Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti: Letra forcon përpjekjet për shtensionim

Kurti: Letra forcon përpjekjet për shtensionim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar mbi 50 deputetë ndërkombëtarë, përfshi edhe Ukrainën, të cilët i dërguan letër Sekretarit të ShBA-së, Antony Blinken, duke kërkuar mbështetje për Kosovën dhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë për sigurinë në rajon. “Ne u jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që i janë bashkuar kësaj thirrjeje të përbashkët, e mirëpresim secilin nënshkrim dhe mbështetje të radhës.

Ky lloj i mbështetjes na e përforcon përkushtimin tonë për shtensionim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci dhe bindjen për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri”, tha Kurti. Në fillim të kësaj jave, deputetja britanike Alicia Kearns, publikoi letrën, të cilën sipas saj e kanë nënshkruar dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë. Letra është kritikuar nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se ajo është “provë e gjallë” që homologu i saj kosovar, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit