Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria e Kosovës, 255 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës, 255 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 250 mijë euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës. Kërkesa për ndarjen e këtyre fondeve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë. Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë. Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, komuna që njihen si Lugina e Preshevës shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit