Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNga sot e deri më 14 gusht do të forcohet kontrolli i...

Nga sot e deri më 14 gusht do të forcohet kontrolli i shpejtësisë së veturave në rrugët në Serbi

Policia e trafikut në Serbi do të forcojë kontrollin e trafikut në rrugë nga sot, 7 gusht deri të hënën, 14 gusht, raportojnë mediat serbe. Ai aksion do të ketë për qëllim kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Gjatë aksionit, i cili kryhet njëkohësisht në 30 vende evropiane anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti i Policisë Rrugore të Evropës), policia rrugore do të përdorë të gjitha pajisjet në dispozicion për të matur shpejtësinë e lëvizjes – radarë dore, radarë në Sistemet e vëzhgimit me video dhe pajisjet matëse të shpejtësisë në automjetet pa shenja policore, të ashtuquajturat interceptorë, ndërsa shpejtësia mesatare e automjeteve do të matet në autostrada duke përdorur një sistem të zgjeruar dhe të përmirësuar.

Gjithashtu, një numër i caktuar patrullash do të regjistrojnë shpejtësinë e lëvizjes pa e ndalur drejtuesin e mjetit, ndërsa pronarët e automjeteve që do të regjistrohen duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar do të marrin një ftesë në adresën e shtëpisë së tyre për të deklaruar identitetin e personit që ka kryer shkeljen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit