Duam që ta informojmë opinionin e gjërë që BDI dhe ASH si pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV, thuhet ne reagimin e leshuar nga Levizja e Izet Mexhitit.
“Ministria e drejtësisë me të cilën udhëheq Krenar Lloga kuadër i ASH në emër të Qeverisë së RMV-së ka miratuar propozimin për ndryshimet kushtetuese, në të cilat ndryshime nuk është përfshirë përsëri çështja e 20%.
Kjo situatë dëshmon që ky koalicion nuk ka për qëllim avancimin e çështjes shqiptare e as përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, por ka prioritete tjera.
Ritheksojmë, ne qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe, me ç’rast do të përmirësohej një padrejtësi më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në RMV.
Gjithashtu, shprehim keqardhje të thellë që propozimi i amandamenteve i dorëzuar deri te Ministria e Drejtësisë dhe grupi punues nga deputetët Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi u injorua edhe nga subjektet politike shqiptare në Qeveri që edhe një herë dëshmon sa ato angazhohen për avansimin e çështjes shqiptare”, thuhet ne reagim.