Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të dielën, më 23 korrik do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Republikën e Shqipërisë.
Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndërsa vizita është me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.
Sipas agjendës, Pendarovski do të vizitojë komunat e Pustecit dhe Pogradecit.