Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeA do të ketë ethe në Qeveri nga “teshtima” e Izet Mexhitit...

A do të ketë ethe në Qeveri nga “teshtima” e Izet Mexhitit ?

Izet Mexhiti, një nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së u nda nga ky subjekt politik dhe që dje ka filluar procedurën për formimin e një lëvizjeje të re. Qëllimi i Lëvizjes, siç është shprehur vetë Mexhiti, është bashkimi i frontit opozitar, duke paralajmëruar se do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë ndryshe opinionin.

Edhe pse në Reçicë të Vogël mbretëron heshtje, nuk ka dyshim se formimi i Lëvizjes së re politike, nga ana e Izet Mexhitit, paraqet zhvillim që dridh selinë “integriste”. Mexhiti gjatë gjithë këtyre viteve ka rritur të ngritet si një ndër figurat më të njohura të partisë blu, me një karizmë që rrezatonte tek anëtarësia e gjerë, e veçanërisht tek ajo që graviton në njësinë e parë dhe në njësinë e dytë zgjedhore. Për këtë arsye, sado që heshtin në BDI, në selinë partiake me siguri kanë filluar të bëhen kalkulimet nga dëmet e këtij “uragani” të paralajmëruar, shkruan Zhurnal.

Tani më është e qartë se Izet Mexhitit i janë ndarë rrugët me “bashkëluftëtarët” e Grupit të Zjarrit, si Blerim Bexheti, Musa Xhaferi e Nevzat Bejta, mirëpo sidoqoftë ai nuk është i vetëm në këtë rrugëtim. Ai vazhdon betejën politike i shoqëruar nga deputetja Merita Koxhaxhiku, nga kryetarja e Forumit të Gruas në BDI, Mukadeze Hajdari, nga Sekretarja partiake për barazi gjinore, Saranda Ymeri si dhe nga figura tjera të dalluara, që prej sot më nuk do të jenë pjesë e BDI-së. Por edhe më e rëndësishme është se Mexhiti menjëherë ka fituar përkrahje të pakushtëzuar nga deputeti Kastriot Rexhepi, si dhe një përkrahje të mundshme në horizont nga deputeti Skender Rexhepi-Zejd, shkruan Zhurnal.

“E kam mbështetur gjatë procesit të, të themi luftës politike të tij të brendshme, gjithashtu do të vazhdojë që ta mbështes në rrugëtimin e tij dhe me gjitha gjasat do të jem edhe një nga themeluesit e lëvizjes së re politike”, tha Kastriot Rexhepi. Ndërsa Sekender Rexhepi tha se do të mbahet Kongresi Popullor i përkrahësve të tij, ku do të vendoset se si do të vazhdojë rrugëtimi ti tij politik. “Kam komunikim mjaft të mirë me Izet Mexhitin, sikur që kam komunikim edhe me subjekte tjera politike, por vendimin definitiv do e sjellim pas asaj që planifikojmë të mbajmë, Kongresin Popullor, bashkërisht”, tha Skender Rexhepi-Zejdi.

Kjo do të thotë se Mexhiti mund të krijojë potencialin numerik për të kthyer shumicën qeveritare që numëron 64 deputetë, në pikën “zero” me 60 deputetë, që e bën atë fragjile dhe të paqëndrueshme. Njëkohësisht hap kalkulimet e reja për shumicë të re me këtë parti, ose pa atë parti. E që don të thotë se më shumë se BDI-në, partia e re e Izet Mexhitit mund të dridh Qeverinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit