Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeZelensky: NATO po tregohet absurde për vonesën e anëtarësimit të Ukrainës

Zelensky: NATO po tregohet absurde për vonesën e anëtarësimit të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar NATO-n, duke thënë se është “absurde” që nuk po vendoset një afat kohor që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës,” shkroi ai në një deklaratë të formuluar në Twitter.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës.”

NATO ra dakord në vitin 2008 që Ukraina “do” të bëhet anëtare. Por aleanca nuk tha se si dhe kur mund të ndodhë kjo.

“Tani, rrugës për në Vilnius, ne morëm sinjale se formulime të caktuara po diskutohen pa Ukrainën,” shton ai.

Ai thekson se ky formulim ka të bëjë me “ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s, jo për anëtarësimin e Ukrainës”.

“Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit,” thotë ai.

“Ne i vlerësojmë aleatët tanë. Ne e vlerësojmë sigurinë tonë të përbashkët. Dhe ne gjithmonë vlerësojmë një bisedë të hapur. Ukraina do të përfaqësohet në samitin e NATO-s në Vilnius. Sepse bëhet fjalë për respekt. Por edhe Ukraina meriton respekt. Tani, rrugës për në Vilnius, morëm sinjale se disa formulime po diskutohen pa Ukrainën. Dhe dua të theksoj se ky formulim ka të bëjë me ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, jo për anëtarësimin e Ukrainës. Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk është caktuar afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërsa në të njëjtën kohë formulimi i paqartë për “kushtet” shtohet edhe për ftesën e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës. Kjo do të thotë se po lihet një dritare mundësie për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj. Pasiguria është dobësi. Dhe këtë do ta diskutoj hapur në samit”, shkruan Zelensky.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit