Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMetodologja e re për rregullimin e pagave e papranueshme për KOSM

Metodologja e re për rregullimin e pagave e papranueshme për KOSM

Për kryetarin e Konfederatës së Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) Marjan Risteski, metodologjia e Qeverisë për rritjen e pagave prej 5,3 për qind është e papranueshme.

“Qeveria e dha një lloj metodologjie, rritje të pagave për 5,3 për qind, shpresoj se për të gjitha sindikatat nuk është e pranueshme. Punëtorit tonë i intereson t’i thonë se sa do t’i rritet paga tani për momentin. Ajo që propozohet për vitin 2025 apo për vitin 2028, deri atëherë mbase 30 për qind e tyre do të shkojnë në pension, të tjerët do ta braktisin shtetin, për kë do të vlejë kjo metodologji”, deklaroi sot Risteski para fillimit të seancës së Këshillit Socio – ekonomik që mbahet në Qeveri.

Ristevski tha se ata kërkojnë konkretisht ta dinë se sa do të jetë rritja që mund t’i njoftojnë të punësuarit saktë sa pagë do të kenë në të gjithë sektorët e involvuar.

Këshilli socio-ekonomik sot është duke mbajtur seancë në Qeveri ku do të bisedohet për përllogaritjet e fundit rreth metodologjisë së ofruar me të cilat duhet të rregullohen pagat në sektorin publik.

Në seancë marrin pjesë edhe organizatat sindikaliste që janë anëtare në Këshill.

Në seancën e fundit u prezentua Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik me të cilën propozohet periudhë e re tranzacioni prej 2023 – 2025, gjegjësisht rritje të pagave në periudhë prej 2,5 vjet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit