Saturday, April 19, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezëTragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku jetën e kanë humbur 3 persona, ndërsa 8 persona janë lënduar, shkruan TV21.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit