Më 10.04.2025, në orën 22:00, në SPB Shkup u raportua se në shtëpinë e një personi në rajonin e Qendrës në Shkup u gjet i vdekur M.K. (39) nga Shkupi. Mjeku i Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shkupit konstatoi vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit u dorëzua për obduksion.