Monday, March 17, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezëFlet prindi i njërit nga të vdekurve në Koçan: Nuk më duhet...

Flet prindi i njërit nga të vdekurve në Koçan: Nuk më duhet më jeta mua

Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona.

Stojanov thotë se djali i tij Tomçe ishte në moshën 21 vjeçe, ndërsa fajëson autoritetet për tragjedinë.

“Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre! Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta…Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko. Sa vjet kishte fëmija juaj? 21 vjet, tani duhej të jetonte…Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja”, tha mes tjerash Stojanov

https://www.facebook.com/share/v/1FceuguTNp

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit