Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë pasdite në Dukagjin, ku viktimë ka mbetur 57-vjeçari Gjokë Gurraj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe djali i tij Eduart Gurraj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në fshatin Sumë. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por mësohet se natën e kaluar, persona të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë e viktimave në fshatin Bruçaj.
Sot, ata kanë shkuar për të parë banesën, por sërish persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Nuk dihet nëse autorët e djegies së shtëpisë janë të njëjta më ata që kryen vrasjes. Drejt vendngjarjes, që është një zonë e thellë malore, janë nisur forcat e policisë dhe grupi hetimor.