Thursday, December 12, 2024
spot_img
BallinaShëndetiNë Klinikën Zhan Mitrev është kryer operacioni i parë neurokirurgjik me mikroskop

Në Klinikën Zhan Mitrev është kryer operacioni i parë neurokirurgjik me mikroskop

Operacioni i parë neurokirurgjik në Departamentin e Neurokirurgjisë në Klinikën Zhan Mitrev është kryer me mikroskop neurokirurgjik të një niveli të lartë, ndër më modernët në rajon. Ekipi neurokirurgjik i udhëhequr nga prof. Dr. Vladimir Rendevski, së bashku me Dr. Mihail Taushanov dhe anëtarë të tjerë të ekipit mjekësor ndërdisiplinor, kanë kryer me sukses operacionin në shtyllën kurrizore tek pacientja e cila ankohej për dhimbje të forta shpine dhe kufizim të lëvizshmërisë të këmbës së djathtë.

Me vizualizimin e një niveli të jashtëzakonshëm të këtij mikroskopi modern, ekipi ynë mjekësor me përvojë realizoi mënjanimin minimal invaziv të hernies së diskut në pjesën lumbale të shtyllës kurrizore dhe ҫlirimin e rrënjës së shtypur nervore, që kishte shkaktuar simptoma dhe shenja klinike tek pacientja. Në të ardhmen, mikroskopi i markës Zeiss Kinevo 900, me performancën e tij të lartë dhe filtrat optikë shtesë që lejojnë ngjyrosjen intraoperative të tumoreve, ndryshimeve vaskulare (aneurizmave) dhe ndryshimeve të tjera patologjike të trurit dhe palcës kurrizore, do të përdoret për sigurinë e tyre dhe mënjanimin e saktë operativ minimalisht invaziv duke ruajtur indin e shëndetshëm përreth.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit