Wednesday, November 6, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteFilloi mbledhja e komisionit historik me Bullgarinë, e para me përbërjen e...

Filloi mbledhja e komisionit historik me Bullgarinë, e para me përbërjen e re të ekipit të RMV-së

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Shkup, aktualisht po mbahet takimi ndërmjet ekipeve maqedonase dhe bullgare nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Takimi i sotëm është i pari pasi ekipi maqedonas nga Komisioni ka ndryshuar përbërjen.

Para fillimit të takimit, një deklaratë të shkurtër për mediat dha kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni, Angel Dimitrov. I pyetur se çfarë priste nga takimi, ai tha se nuk mund të thoshte asgjë para takimit.

“Anëtarët e rinj të Komisionit nuk i njohim. Ne e njohim kryetarin, por kjo nuk mjafton, Komisioni përbëhet nga shtatë persona”, thotë Dimitrov.

Në prag të takimit të sotëm, historiani Mitko Panov, i cili është një nga anëtarët e rinj të ekipit maqedonas, në një intervistë televizive mbrëmë tha se në takim duhet të shprehin qëndrimet e tyre, qëndrimet e historiografisë maqedonase dhe të fokusohen në ato pika problematike që njëra palë i konsideron, siç tha, si probleme konfliktuale.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski para dy ditësh ka mbajtur një takim protokollar me përbërjen e re të Komisionit, duke theksuar se diskutimet dhe vendimet duhet të bazohen në argumente shkencore dhe me respekt të plotë të lirisë akademike.

Takimi i fundit i komisionit historik me Bullgarinë është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti është shtyrë me kërkesë të palës maqedonase.

Kujtojmë se ish anëtarët e Komisionit Historik akuzuan se puna e tyre është keqpërdorur për qëllime partiake. Përmes një njoftimi për mediat ata drejtuan gishtin drejt kryeministrit dhe ministrave në qeveri duke thënë se u është vënë etiketa politike dhe kanë minuar interesat kombëtare. Ata kërkuan që në përbërje të Komisionit të përfshihen edhe ekspertë të huaj të UNESCO-s, Këshillit të Evropës apo OSBE-së

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit