Wednesday, November 6, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëSHBA, 15-vjeçari vret prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij

SHBA, 15-vjeçari vret prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij

Një djalë pesëmbëdhjetëvjeçar është arrestuar në SHBA pasi dyshohet se ka vrarë prindërit dhe tre vëllezërit e motrat e tij, dhe ka plagosur rëndë edhe një motër tjetër. Tragjedia ndodhi dje rreth orës 5 të mëngjesit me kohën lokale në Fall City, pranë Seattle-it.

Sipas mediave, vajza e plagosur rëndë, e cila ishte qëlluar me dy plumba, arriti të largohej nga shtëpia dhe të vraponte tek fqinjët për të kërkuar ndihmë. Policia mori thirrjen menjëherë pas kësaj.

Kur ekipet arritën në vendin e ngjarjes, u përballën me një skenë të tmerrshme. “Anëtarët tanë panë një pamje tragjike, pesë persona të qëlluar, të cilëve nuk u kishte mbetur shpëtim. Dy të rritur dhe tri vajza adoleshente”, njoftuan autoritetet.

Një vajzë u dërgua në spital me plagë të rënda dhe nuk dihet gjendja e saj. Fqinjët thonë se në shtëpi jetonte një familje prej shtatë anëtarësh – babai, nëna dhe pesë fëmijë të moshës nga 7 deri në 15 vjeç. Ata shpesh shiheshin duke shëtitur qentë dhe fëmijët që ngisnin biçikleta. “Dje i pashë fëmijët. Sillen normalisht”, thonë fqinjët.

Të gjithë janë në shok dhe thonë se fëmijët ishin të sjellshëm dhe të edukuar mirë. Ende nuk dihet çfarë i parapriu tragjedisë. Sipas policisë, djali i dyshuar për vrasje nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit