Një incident raportohet të ketë ndodhur në takimin që i dërguari i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi së fundmi në Vjenë me komunitetin shqiptar.
Një nga të pranishmit i kërkoi Ballës që të japë llogari për pyetjet e bëra nga qytetarët, teksa akuzoi atë dhe qeverinë Rama për situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria
Debati:
Qytetarja: Zoti ministër. Ju duhet ta dini se ministër do të thotë shërbyes. Ju vini e na thoni se kush duhet të flasë dhe kush jo.
Balla: Bëj 5 minuta pushim.
Qytetarja: Ju duhet të jepni përgjigje për pyetjet që kanë njerëzit. Nuk kam faj unë që njerëzit janë kaq të zemëruar me ju, me qeverinë tuaj, me lidershipin tuaj komunist.