Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord, shqiponja dykrenare kap për fyti atë serbe

“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord, shqiponja dykrenare kap për fyti atë serbe

Serbia është zgjuar e ‘tronditur’ këtë të shtunë.

Kjo pasi, siç raporton B92, në një billbord të qytetit të Valevës (Valjevo), Serbi, është shfaqur një imazh i cili paraqet flamurin serb në një çosh dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenare shqiptare në prapavijë të kuqe dhe me plisa në kokë, e cila e ka kapur për fyti shqiponjën serbe.

Fotografia është publikuar në Instagram në faqen “valjevo_live”.

“Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruan në njoftim.

Ndërkaq, në komentet e këtij postimi, është paraqitur një person që pretendon se është pronar i billbordit në fjalë.

“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit