Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, theu mbrëmë rekord shikueshmërie, duke kapërcyer shifrat e dy edicioneve të mëparshme.
Siç raportohet, Prime i parë u ndoq në kohë reale nga 1.1 milion njerëz, raporton Klan Kosova. Këto matje u krahasuan me dy edicionet e kaluara, duke treguar se këto statistika tregojnë se ky edicion i tretë është duke dominuar.
Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, sfida e cila filloi mbrëmë, për një aventurë 100 ditore.
Fituesi do të marrë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Edicioni i tretë nisi me surpriza e personalitet tejet interesante.