Pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të vazhdojë procesi aderues, theksoi shefja e diplomacisë gjermane, Anallena Berbok, pas takimit me ministrin Timço Mucunski në Berlin.
Edhe përkundër porosive nga Bullgaria se dialogu për procesin eurointegrues duhet të udhëhiqet me Bruksel, e jo me Sofjen, Mucunski theksoi se po pritet Qeveri e re te fqinjët.
Ai shtoi se pushteti është i vetëdijshëm për nevojën nga kompromisi që shteti të hapërojë përpara, por edhe përkundër kompromiseve të deritanishme, Maqedonia vazhdimisht ka pasur pasiguri në rrugën drejt BE-së.
“Të jemi proaktivë, të ofrojmë zgjidhje, të ofrojmë propozime…shpresojmë se pas zgjedhjeve në Bullgari do të formohet qeveri politike dhe me atë qeveri bashkërisht të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje racionale për të ardhmen e rajonit”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.