Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëParaburgim për të dyshuarin për zjarrin në Komunën e Tetovës

Paraburgim për të dyshuarin për zjarrin në Komunën e Tetovës

Gjykata e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit 8 ditor të dyshuarit i cili i vuri zjarrin podrumit në Komunën e Tetovës. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës por që një kohë të gjatë frekuentonte në Tetovë dhe Shkup. Personi me inicialet B.R. dyshohet me veprën ka “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” për të cilën rrezikon dënim me burg deri në 5 vjet, por që nuk përjashtohet mundësia që pas zgjerimit të hetimeve dhe vërtetimin të motivit vepra mund të rikualifikohet nga organi i akuzës për shkak se bëhet fjalë për objekt të rëndësisë së veçantë, rrezikon shpërndarje në hapësira tjera publike dhe private, apo mund të konstatohet edhe motiv destabilizimi. Karta e tij penale dëshmon se i dyshuari ka kryer vepra të ngjashme penale edhe më parë. Në dy rastet e fundit ai ka vënë zjarr në një shtëpi të banueshme dhe një shtëpi tjetër të pabanueshme në të cilën dyshohet se e kishte shfrytëzuar për banim pa lejen e të zotit të shtëpisë. Madje i njëjti dyshohet se i vuri zjarrin edhe disa makinave në një parking në Tetovë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit